Qëlloi me armë babanë pas një debati në shtëpi, ja kush është 22-vjeçari nga Durrësi

0
183

22-vjeçari Mardit Mone i cili qëlloi me armë zjarri babanë e tij mbrëmjen e sotme në Durrës, pas një debati në banesë, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Autori i plagosjes dhe vëllai i tij janë ndaluar edhe më herët për shitje të lëndëve narkotike. Mardit Mone është dënuar dy herë përkatësisht:

1. Në vitin 2011 ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

2. Me Vendimin Nr.910, datë 23.10.2014 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 14 muaj burgim për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike”. Ka dalë nga burgu në vitin 2015.

Gjithashtu edhe i vëllai i tij, shtetasi E.M, 32 vjeç, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr.585, datë 14.09.2011 me 4 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në banesën e tyre në lagjen Nr.16, policia është vënë në kërkim të 22-vjeçarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here