Tragjedi në Itali, 7 viktima nga rrëshqitjet e dheut, mes tyre edhe fëmijë

0
121

Italia po përjeton kohë dramatike pas përmbytjeve vdekjeprurëse dhe rrëshqitjeve të dheut që zhytën në kaos ishullin Ischia. Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa me kalimin e kohës numri i të vdekurve rritet dhe shpresat për gjetjen e të zhdukurve shuhen.

Ekipet e shpëtimit deri më tani kanë nxjerrë shtatë të vdekur, mes tyre është një fëmijë tre vjeçar dhe dy vëllezër e motra të cilët u gjetën pa ndjenja nën tonelata balte.

Numri i të zhdukurve, pasi tonelata baltë kanë rënë mbi shtëpitë dhe makinat janë fshirë nga moti i keq, ka shkuar në pesë.

Prona humbi brenda pak minutash, shtëpitë u shkatërruan, rrugët u fshinë papritur nga harta.

Ndër viktimat e tjera të identifikuara ishin prindërit e djalit tre vjeçar, dy vëllezër, një vajzë pesëvjeçare dhe një djalë 11 vjeç, një banor ishulli 31 vjeç dhe një turist bullgar.

“Balta dhe uji mbulojnë çdo pike”, tha për televizionin RAI Luca Cari, një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës të ishullit italian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here