Projektrezoluta e Parlamentit Europian, Petrit Vasili: I jep goditje dërrmuese Ballkanit të Hapur!

0
127

Nënkryetari i Partisë e Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me rezolutën e Parlamentit Europian, ku iu bëhej thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të tërhiqej nga nisma Open Balkan.

Sipas Vasilit, rezoluta shprehet shume qartë për Ballkanin e Hapur në pjesën e saj me titull “Democratic and socio-economic transformation in candidate countries” pika (bd) ku thuhet: “shprehin rezerva të forta për çdo iniciativë rajonale të bashkëpunimit ekonomik që nuk përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk bazohet në rregullat e BE-së, siç është nisma e Ballkanit të Hapur”.

Postimi i Vasilit:

Rezoluta e Parlamentit Europian i jep goditje derrmuese Ballkanit te hapur!

Parlamenti Europian me Rezoluten e tij 2022/2064(INI) te dates 23 nentor, ka votuar me nje shumice shume te gjere plot 502 vota pro, pra rreth 80% te votave, kunder Ballkanit te Hapur.

Rezoluta shprehet shume qarte per Ballkanin e Hapur ne pjesen e saj me titull “Democratic and socio-economic transformation in candidate countries” pika (bd) ku thuhet:

‼️ “shprehin rezerva të forta për çdo iniciativë rajonale të bashkëpunimit ekonomik që nuk përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk bazohet në rregullat e BE-së, siç është nisma e Ballkanit të Hapur”.

Pra Ballkani i Hapur i Edi Rames eshte i papranueshem dhe nje shqetesim shume i forte per Bashkimin Europian.

Te gjithe e mbajne mend mire Amendamentin e paraqitur nga une ne Kuvendin e Shqiperise per daljen nga Ballkani i Hapur ne 6 mars te ketij viti.

Do te ishte nje faj i pamnistueshem vazhdimi i qendrimit ne krah te Serbise pro Putin nga ana e Qeverise se Edi Rames.

Ndaj dalja nga Ballkani i Hapur eshte i vetmi qendrim i vertete pro NATO, pro BE dhe pro SHBA.

Shumica derrmuese prej 502 votash e Parlamentit Europian ishin nje goditje politike historike per manovrat anti BE te Edi Rames ne funksion te interesave putiniane te tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here