Fitoi në shtëpinë e Sorosit: Votuesit janë lodhur nga sundimi i një partie

0
113

Kongresmeni republikan i sapozgjedhur, Mike Lawler, ka arritur një fitore spektakolare në zgjedhjet e mes-mandatit në SHBA.

Ai fitoi në një zonë shumë të vështirë në Nju Jork. Lawler arriti një fitore në një zonë demokratësh, duke mundur kongresmenin Sean Patrick Maloney.

Ky i fundit është edhe kryetar i Partisë Demokratike për rajonin e Nju Jorkut. Ai nuk kishte humbur zgjedhjet që nga viti 2013.

I pyetur nga Fox News, Lawler tha se fitoi për shkak se votuesit ishin lodhur nga sundimi i një partie.

“Fushata ime u fokusua kryesisht te inflacioni, krimi, edukimi dhe ato çështje që shqetësojnë vërtet votuesit”.

“Ky është një rajon ku Joe Biden pati fituar me 10 pikë diferencë. Është shtëpia e Bill dhe Hillary Clinton, si dhe shtëpia e George Soros. Nuk është aspak një zonë republikane, por njerëzit në Nju Jork janë të lodhur me sundimin e një partie,” tha ai.

Soros njihet si mega-donatori i të majtës. Gjatë këtyre zgjedhjeve, ai ishte donatori më i madh, duke dhuruar më shumë se 190 milionë dollarë për të majtën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here