Kanabisi dhe ministri i ri i Brendshëm në këndvështrimin e Monika Kryemadhit (VIDEO)

0
208

Nëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, thekson edhe njëherë qëndrimin që është mbajtur zyrtarisht nga LSI: Se kjo forcë politike nuk ka pasur asnjë ndikim në shkarkimin e Saimir Tahirit.

“Kam përshtypjen se kjo ishte një lloj loje politike për të justifikuar shumë gjëra. Unë besoj se janë disa gjëra që vijnë përtej Oqeanit. Po të shikosh raportin e Departamentin Amerikan të Shtetit kuptohet shumë mirë”, theksoi ajo.

Megjithatë, me Fatmir Xhafën në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Monika Kryemadhi, thotë se “diçka ka lëvizur”. Këtu, zonja Kryemadhi i referohet situatës së kanabisit në Shqipëri, mbi të cilën shpreh shqetësim për përmasat që ka marrë si fenomen.

“Kanabisi është shqetësim, janë kapur tonelata të tëra. Po shikojmë që po lëviz diçka diçka me ministrin e ri. Këtu ka një sistem të prodhimit të kanabisit, se gjithe ajo sasi qe kapet ne brigjet e Italise, e ka nje origjine,nje prodhim. Por e rendesishme eshte qe ka filluar si nje reagim ne Policine Shqiptare. Mund te mos fillonte fare, edhe para zgjedhjeve, ndaj duhen pergezuar. E gjitha historia e ndërtimit të kanabisit ka qenë shumë e shëmtuar dhe e ka dëmtuar Shqipërinë. Sot Shqipëria përmendet për kanabisin dhe krijon një imazh të gabuar. Për Shqipërinë duhej folur për vajzat e bukura, për turizmin, për mikpritjen”, – u shpreh zonja Kryemadhi e ftuar në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, prodhim i Gazeta Express që transmetohet në RTV Dukagjini. /Gazeta Express/ 

https://www.youtube.com/watch?v=2xQLDr1qZxw
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here