Mega-afera e Portit të Durrësit/ Rama vazhdon talljen, nuk çon firmëtarët në Kuvend, opozita reagon ashpër

0
170

Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës janë përfshirë në debate të ashpra mëngjesin e së martën në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet projektligji i portit të Durrësit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho kërkoi që në komision të ishin të pranishëm zyrtarët që firmosën për këtë projekt, ministret Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimi.

“Po marrim një projekt që ka implikime të mëdha financiare, por edhe të natyrës që do të zhvendoset një port dhe do të ndërtohet një port i ri dhe në këto kushte është e udhës dhe është normale që të vijnë ta mbrojtën projektin ato që kanë firmosur, Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimi. Është shumë qesharake, po flasim për implikimet të mëdha financiare, nuk kemi nevojë për shfaqje të tilla”, tha Spaho.

Spaho është përfshirë në debat e kreun e Komisionit Eduard Shalsi, i cili e ka quajtur të papranueshme gjuhën e Spahos.

Ky i fundit tha se Porti i Durrësit është vjedhja e shekullit dhe lidhur me të nuk mund të raportojë ‘hidraulikët e kryeministrisë’, duke iu referuar zv.ministrit të Ekonomisë dhe Financave dhe zyrtarëve të tjerë të pranishëm në Komision.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here