Dash Shehi hedh dyshime mbi kontratën për Portin e Durrësit: Po të jetë punë e pastër nuk keni pse nguteni…

0
107

Deputeti Dashamir Shehi ka hedhur dyshime në kontratën e dërguar për miratim në Kuvend në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.

Gjatë debateve në Komisionin e Ekonomisë ai deklaroi se është e habitshme ngutja që për miratimin e një kontrate me rreth 100 faqe brenda dy ditësh.

Sipas Shehit kjo ngutje tregon se po bëhet një punë jo e pastër, pasi procedura normale do të bëhej në fund të miratimit të buxhetit.

“Ne po firmosim biznesin më të madh shqiptar. Po pse kjo ngutje. Erdhi natën kontrata me 99 faqe. Ka ndonjë që i lexon 99 faqe te celulari I vogël dhe hyn këtu në komision brenda 48 orëve. Jemi luftë apo çfarë. Këtu po bëhet biznes që do të fillojë 10 vjet ju doni ta bëni për dy ditë. Kjo nuk është punë e pastër. Se po të jetë e pastër nuk ka ngutje.

Mes buxhetit vjen fut 100 faqe kontratë. Ne që jemi profesionistë të kësaj pune duhet të them ndalo. Ju thoni kemi mbledh grupin e kryetarëve. Kush janë këta kryetarë që vendoskan kështu. Procedura normale do të ishte prisni të mbarojmë buxhetin. T’i konsultojmë me juristët tanë. Kjo është një punë që nuk e bën komisioni. Nga këtu më fillon dyshimi”, deklaroi ai.

Shqetësimit të Shehit, iu përgjigj kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Dashamir Shehi. “Ka një nxitim të madh pasi nuk e kemi luksin të humbim ashtu si kemi humbur edhe herë të tjera’, deklaroi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here