“Protesta e 12 nëntorit firmosi aktin e kthesës së madhe të popullit opozitar”, Berisha nga selia blu: Beteja nuk ndalet deri në përmbysjen e sistemit monist

0
94

Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar një konferencë për mediat nga selia blu.

Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal tek protesta e 12 nëntorit për të cilën tha se firmosi aktin e kthesës së madhe të popullit opozitar.

“Jam para jush për të shprehur falënderimet , mirënjohjen për ata qindra mijëra, burra e gra nga Tirana , por edhe nga të katër anët e Shqipërisë që me praninë e tyre në protestën më madhështore që Tirana ka njohur në gjithë historinë e saj, firmosën aktin e kthesës së madhe të popullit opozitar, inauguruan fillimin e një beteje e cila nuk ndalet më deri në përmbysjen e sistemit monist. Derisa sa shqiptarët të votojnë të lirë njësoj si qytetarët europianë, derisa shqiptarët të mos villen nga një qeveri që nuk ka ligj dhe as moral. Deri sa shqiptarët të mos varfërohen dhe mjerohen nga muaji në muaji dhe të mos mbetet popull i gomoneve sic i ka shndërruar Edi Rama. Protesta e 12 nëntorit ishte në Zenitin e protestave krahasuar me numrin e popullatës e protestave në botë. Ajo dridhi themelet e një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës, fondeve publike, të pasurive publike nga Edi Rama. Bazohet në frikën shantazhin drogën dhe krimin. ishte masazhi më i shkëlqyer që qytetarët u dërguan shqiptarëve kudo që janë. Ata u dërguan atyre mesazhin e shpresës të besimit e fitores. Protestuesit u dërguan kancelarive të Europës dhe botës se krahas një narkoshteti të instaluar në vend”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here