Aleksandër Vuçiç: “Kurti ka mbështetjen e Gjermanisë dhe Britanisë”

0
109

Ndrsa në Prishtinëë kundështarët e tij e akuzojnë Albin Kurtin se po e prish Kosovën me ndërkombëtarët, në Beograd mendojnë ndryshe. Sipas Presidenti të Serbisë: “Kurti ka mbrojtjen e vendeve të forta. Aleksandër Vuçiç, ka thënë nga Parisi, -pas takimeve  me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak,- se Serbinë e pret një situatë e ndërlikuar pas 21 nëntorit sepse, gjermanët dhe britanikët e mbështesin kryeministrin e Kosovës.

Prishtina ka mbështetjen e Gjermanisë. Ata duan t’a ndihmojnë në çdo mënyrë dhe nuk u intereson shumë që mund të shkaktojnë skandale dhe të veprojnë në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit. Jam shumë skeptik. Është e qartë se gjermanët janë ata që u japin mbështetje brenda BE-së, ndërsa jashtë BE-së është Britania e Madhe. Borrelli dhe Lajçaku më kanë treguar për bisedën me Kurtin dhe nuk kanë qenë aspak optimistë. Është e vështirë të gjesh një zgjidhje racionale. Unë e di kush e ka fajin por ai ka mbrojtjen e shumë të fuqishmëve, mund të bëjë çfarë të dojë, por gjithmonë do të ketë suportin e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe”, ka thënë Vuçiç nga Parisi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here