“Qytetarët nuk hoqën dorë nga Ukraina!”, Zelensky reagon pas çlirimit të Khersonit: Banorët po fshijnë çdo simbol të pushtuesit

0
117

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se dita e sotme, kur trupat vendase morën kontrollin e Khersonit, është një ditë historike.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Telegram, Zelensky tha se qytetarët e zonës nuk e humbën kurrë shpresën tek Ukraina dhe se Ukraina nuk i lë kurrë në baltë ata që besojnë në të.

Sot është një ditë historike. Ne po marrim kontrollin e Khersonit. Njësitë speciale janë tashmë në qytet. Banorët e Khersonit po prisnin. Ata kurrë nuk hoqën dorë nga Ukraina. Shpresa për Ukrainën është gjithmonë e justifikuar dhe Ukraina gjithmonë e kthen besimin.

Edhe kur qyteti ende nuk është pastruar plotësisht nga prania e armikut, vetë banorët e Khersonit tashmë po heqin simbolet ruse nga rrugët dhe ndërtesat dhe çdo gjurmë të qëndrimit të pushtuesve në Kherson.

Kështu ishte në të gjitha qytetet e tjera të çliruara nga mbrojtësit tanë. Kështu do të jetë edhe në ato qytete që presin ende kthimin tonë.
Ukraina do të vijë tek të gjithë njerëzit e saj.

Dhe falënderoj çdo ushtar dhe çdo njësi të forcave të mbrojtjes që po bëjnë të mundur këtë operacion sulmues në jug tani.
Absolutisht të gjithë – nga civilë tek gjeneralët.

Forcat e armatosura, inteligjenca, SBU, Garda Kombëtare të gjithë ata që e bënë më të afërt ditën e sotme për rajonin e Khersonit”, tha Zelensky.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here