Korçë/ Arrestohet në kufi 45-vjeçari me kartmonedha të falsifikuara

0
157

Specialistët  e Sektorit  të Hetimit të Krimit, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit  Zenel Çeno, 45 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, dje ky shtetas u kap nga patrulla e kufirit, mbi fshatin Vërnik –Devoll, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin, për në shtetin Grek.

Gjatë kontrollit personal të ushtruar këtij shtetasi, iu gjetën të fshehura rreth 1518 Euro, 420 (Euro) prej të cilave, dyshohen të jenë kartëmonedha  të falsifikuara.

(Gjithashtu Zenel Çeno, rezulton shtetas i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi për këtë të fundit, është lëshuar urdhër ndalimi më datë 22.07.2016, për veprën penale “Vjedhja”)

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here