“10 mijë euro ose publikoj fotot nudo”, policia prangos në flagrancë shantazhuesin

0
166

Krimet e Rënda kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Taulant Nençaj nga Tropoja, i akuzuar për gjobvënie prej 10 mijë eurosh, gjobë e vënë nëpërmjet rrjeteve sociale ndaj një vajze nga Shkodra. Në materialin procedural të Prokurorisë sqarohet dinamika e arrestimit të tij në Tiranë, e ngjashme me një skenar filmash.

Sipas Prokurorisë, i riu me datë 30 maj po qarkullonte me një automjet tip “Tuareg” në zonën e “Don Boskos”, në drejtim të rreth-rrotullimit të “Zogut të Zi”, në Tiranë.

“Në bazë të këtij informacioni, patrullat e përgjithshme të policisë e kanë parë dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë. Patrulla e Policisë, me uniformë të rregullt, pasi mjeti ndaloi, i ka kërkuar të ushtrojnë kontroll. Në këtë moment, drejtuesi i jep gaz dhe lëviz në trotuar , me pas në rrugë, në krah të kundërt të rrethrrotullimit të Zogut të Zi , lëvizje në sens të kundërt, duke goditur disa mjete , duke kundërshtuar , punonjës policie të patrullës së përgjithshme dhe Qarkullimit Rrugor”, – sqaron Prokuroria.

Më vonë, i riu ka tentuar të ikë në këmbë pas bllokimit të mjetit nga ana e policisë.

“Menjëherë në ndjekje janë vënë forcat e Shërbimit të Forcës së Posaçme dhe Operacionale  të cilat kanë bërë të mundur pas ndalimit të automjetit “Tuareg”, ndjekjes me këmbë kapjen dhe arrestimin në Rrugën “Pandi Dardha” , në “Market Q…..” të shtetasit Tauland Neçaj”, – thotë më tej Prokuroria.

Ngjarja për të cilën akuzohet Neçaj ka ndodhur më 19 maj 2017, ku nëpërmjet rrjeteve sociale ka komunikuar me një shtetase nga Shkodra.

“Në mesazhet në rrjete sociale, rezulton se i dyshuari fillimisht i ka shkruar të dëmtuarës për njohje dhe më tej, e ka kërcënuar se, nëse nuk do t’i japë 10 mijë euro, ai do të publikojë disa foto intime të të dëmtuarës”, – informon Prokuroria.

E dëmtuara është paraqitur në Policinë e Shkodrës, e cila referoi rastin në Prokurorinë për Krime të Rënda, nga ku edhe u përcaktua vendndodhja e tij.

“Pas arrestimit të tij në flagrancë, nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda u krijuan dyshime të arsyeshme, në bazë të provave, që shtetasi Taulant Neçaj është personi që ka shtrënguar kallëzuesen nga Shkodra për t’i dhënë 10 mijë euro”, – thuhet më tej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here