Imami: Paradoks në zgjedhjet amerikane! Biden me dështimet më të mëdha, ka humbjen më të vogël

0
142

Ish-deputeti i PD, Arben Imami, komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv zgjedhjet e mesmandatit në SHBA. Imami tha se rezultati ishte i papritur ndërsa shtoi se të hënën pati një përplasje brenda demokratëve.

Ish-deputeti i PD, u shpreh se do duhej të ishte kapitalizuar ajo çfarë ka ndodhur këto dy vite në Amerikë ndërsa shtoi se Joe Biden edhe pse ka dështimet më të mëdha, dot të ketë humbjen më të vogël në mënyrë paradoksale.

“Rezultati ishte i papritur pasi sondazhet nxirnin diferencë të madhe në dhomën e ulët dhe nxirnin një diferencë minimale në senat. Në shtetet që kanë qenë problem në zgjedhjet e kaluara, rezultatet ishin të ngjashme me ato që kanë patur sondazhet. Të hënën pati një sulm brenda demokratëve sepse parashikohej që do ishte një humbje e madhe dhe filloi kritikat nga brenda.

Edhe politikanë, gazetarë të së majtës për shkak të inflacionit, ekonomia dhe të tjera. Këto parashikime nuk u vërtetuan në tërësinë e tyre. Nuk kemi ashtu si pritej një valë të kuqe që të përfshinte Amerikën anembanë.

Merita e madhe e Trump është që luftën ideologjike për teorinë kritike raciale, e ngriti në nivelin e vëmëndjes së gjithë opinionit publik, por nuk u kapitalizua, por është ende herët për të folur.

Ka një faktor që nuk mund ta harrojmë. Në çdo palë zgjedhje në 40 vitet e fundit, në mesmandat, çdo President ka humbur dhe ka mundësi që ky të jetë Presidenti që megjithëse ka dështimet më të mëdha, të ketë humbjen më të vogël në mënyrë paradoksale.”-tha Imami.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here