“Polici nuk duhet të jetë xhelat”, eksperti Hoxha: Nuk ndiqen njerëzit nëpër Tiranë sepse nuk ka dokumentacion

0
134

Ish drejtuesi i Policisë Arjan Hoxha i ftuar në rubrikën “Opinion”, ka deklaruar se ka shumë pika të errëta në historinë e vdekjes së Lear Kurtit.

Ai u shpreh se nuk beson se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e gëlltitjes së lëndës narkotike, pasi raste të tilla kishin ndodhur edhe më parë dhe se kurrë vdekja nuk ka ardhur aq shpejt.

Hoxha u shpreh se beson që 32-vjeçari Kurti ka humbur jetën si pasojë e dhunës fizike e psikologjike, referuar edhe hematomave të cilat evidentohen në pamjet që qarkullojnë në rrjet.

Ka mungesë transparence nga policia dhe Agjencia e Mbikqyrjes, nuk është e qartë arsyeja pse po ndiqej, nuk dihet arsyeja që i shtyu ta ndjekin. Për ta identifikuar nuk mund të ndiqen njerëz nëpër Tiranë. Janë të gjitha me rregulla të përcaktuara.

 

 

Polici jo xhelat por i shërben komunitetit.

Kishte nisur një fushatë për ti kontrolluar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike por u ndërpre sepse shumë dalën përdorues. Veprime jo të përgjegjshëm zakonisht janë nga efektivët që kanë nisur punën rishtaz, 5 vitet e fundit dhe shfaqin agresivitet.

E vendos veten në rolin e policëve, por nuk mund të identifikoj pse e kanë ndjekur. Nuk mund ta ndjekësh një qytetar kur nuk ka kryer një veprim që të bën të dyshosh se ka kryer një krim.

Nga dëshmitë e shokëve dhe fotot në media duket se ka hematomw në zonë  e brinjëve. Nuk është dërguar në spital kur duhej thirrur ambulanca. Nuk duhej lëvizur nga vendi se mund të ketë pasur probleme zemra e apo të tjera. Shumë gjëra tregojnë agresionin e policëve ndaj tij, e tërheqin e fusin në mjet. Pamjet skandaloze që një njeriu në atë situatë që duhet ti japësh ndihmën e parë, nuk mund t’ja japësh të prangosur. Edhe krimineli më i keq kur shkon në spital është pacient. Mbase mund të kishte shpëtuar nëse do të ishte dërguar në spital

Policia e shtetit, nga 2013 sot ka një lidership jo të besueshëm dhe të vendosur aty jo sipas meritokracisë.

Pjesë elitare e drejtuese e policisë është e drejtuar politikisht. Nuk kisha menduar se një drejtues mund të dalë me një banderolë e të mbështesë një ministër.

Vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës fizike e psikologjike, por kurrë gëlltitje e narkotikëve. ka ndodhur edhe raste të tjera që e kanë gëlltitur por kurrë nuk ka ardhur vdekja aty për aty.

”, u shpreh Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here