Moisi Habilaj flet për Saimir Tahirin. A do të arrestohet ai???

0
277

 

Shtypi italian njoftoi sot se Prokuroria e Katanias ka kërkuar 18 vite burg për Moisi Habilajn, kreun e një karteli droge Shqipëri-Itali. Organi i akuzës kërkoi 12 vjet dhe 4 muaj burg për Meridian Sulajn, anëtar i grupit; për financierin e kartelit, Nazer Seitin, 6 vjet burg dhe lirimin për Fatmir Minajn.

Media italiane specifikon se po vazhdojnë hetimet per lidhjet e qeveritarëve me këtë grup kriminal dhe bën të ditur se është parë me lupë zmadhuese, i afërmi politik i Habilajt, ish-ministri Saimir Tahiri.

Media italiane bën të ditur në veçanti se: “Hetuesit shqiptarë arritën në fund të muajit dhe të gjitha pyetjeve të tyre në burgun e Bicoca, Moisi Habilaj vendosi t’u përgjigjet por përmbajtja e procesverbalit për momentin nuk u bë e ditur”,-ndërsa në përfundim theksohet: “Dyshimet për bashkëpunimin e supozuar të qeveritarëve me trafikantët vazhdojnë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here