Protesta kundër betonizimit të Veliajt/ AMT: SPAK të veprojë, protestat nuk do të ndalen

0
93

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon një protestë para sheshit të Teatrit Kombëtar.

Aktori Edmond Budina ka nisur fjalën e tij me një minutë heshje për vrasjen e të riut Lear Kurti nga policia.

Budina ka kërkuar nga SPAK të reagojë për kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pasi ne jemi këtu për të protestuar dhe për ti thënë se ne nuk dorëzohemi.

Budina: Të mbajmë një minutë heshtje për djalin që u vra nga policia. Jemi këtu në vendin e krimit. Kjo këtu pas nesh është skenë krimi pasi këtu mëngjesin e 17 majit u krye një krim nga pushteti mafioz. U shemb teatri me njerëzit brenda. Dua të them dy gjëra. Kryeminsitri jonë u bëri presion pedagogëve kur i tha se do të kontrollojmë edhe makinat se si i keni blerë.

Por unë i them kryeministrit se po ti si i ke bërë sarajet e tua në Surrel? Njëherë na thua se e ke bërë me para e emigracionit dhe ne e kemi provuar emigracionin në kurriz, njëherë me paratë e gruas dhe në fund me paratë e librit, pastaj me paratë e pikturave. O burr mos të ka ikur mendja dhe e ke bërë me paratë e 20% e kullave që janë ngritur në Tiranë, apo me paratë e inceneratorëve apo me paratë që prishte teatrin.

Ne jemi këtu për të protestuar dhe për ti thënë se ne nuk dorëzohemi. Lufta jonë për ta çuar këtë çështje deri në fund do të vazhdojë. Për Ramën dritë janë vendimet në favor të tij por hije ato që janë kundër tij. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kthehet prona e Teatrit Kombëtar dhe jo trualli dhe të gjithë ata që kanë gisht në prishjen e teatrit do të paguajnë. Duhet të paguajnë qoftë nga ana monetare qoftë nga ana penale.

Jemi këtu për ti bërë thirrje SPAK se ne do të vazhdojmë të protestojmë. Sepse është i kapur nga ky pushtet i mafies. I bëjmë thirrje edhe diplomacive të huaja dhe Ambasadës Amerikane ti thërrasë mendjes të mos bëjë shoë por të deëgjojë zërin e qyetetarëve sepse çdo gjë që është bërë në Teatrin Kombëtar është e kundraligjshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here