Nga Enver Bytyçi
Afera Rama-McGonigal është më e rënda në historinë e shtetit shqiptar! Një kryeministër i Shqipërisë paguan një eksponent të FBI-së me qëllim eleminimin e kundërshtarëve politikë, eleminimin e opozitës shqiptare dhe vendosjen e sistemit politik njëpartiak me një opozitë të emruar! Ndërkohë dikush nga Amerika, shqiptar natyrisht, tha në një ekran televizioni se këtë gjë e bëjnë dhe do ta kishte bërë edhe opozita. Me imagjinatën e ndodhive në të shkuarën e në të ardhmen ndihmësit e Edi Ramës, që u gjendkan edhe në Amerikë, përpiqen të thonë se “të njëjtën gjë ka bërë dhe bën edhe Sali Berisha”!
Aq shumë është dogmatizuar ose paguar mendja e disave në adresë të Sali Berishës, sa nuk njohin kufi imagjinate për ta relativizuar krimin dhe kriminelin Edi Rama! Sali Berisha ka qenë gjashtë vite president dhe tetë vite kryeministër i Shqipërisë. Por ai kurrë nuk ka lobuar që të hyjë në Shtëpinë e Bardhë nga dritarja! Sali Berisha mund të ketë njëqind gabime, por është i vetmi politikan shqiptar me emër që kurrë nuk ka paguar asnjë qindarkë për të bërë një fotografi me ndonjërin prej presidentëve amerikanë. Nëse dikush gjen një fakt ndryshe nga kjo që po them unë, atëherë kërkoj ndjesë dhe hesht për gjithmonë!
Ndërkohë e dimë se si politikanët e tjerë, përfshirë Edi Ramën, Lulzim Bashën etj, kanë paguar me dhjetëra e qindramijë dollarë amerikanë për një foto me Obamën ose Trump-in! Në përgjithësi politiikanët e tjerë, përveç Berishës, kanë qenë në garë se kush të bëjë me kë ndonjë foto me autoritetet amerikane, madje duke shkelur ligjet e shtetit amerikan!
Sali Berisha nuk është karakter i tillë që të shijojë fotografinë e bleme me presidentët amerikanë. Nuk e ka patur gjithashtu as të nevojshme një gjë të tillë për dy arsye: Së pari, sepse ata që rendin pas fotove me presidentët amerikanë synojnë të fshehin diçka serioze në veprimtarinë e tyre anti-amerikane! Së dyti, sepse Berisha i kishte të hapura portat e Shtëpisë së Bardhë nga miqtë e tij të familjes së dy presidentëve Bush. Madje edhe në familjen e tyre!
Prandaj dhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike dhe vetë kësaj partie si dhe opozitës ndaj aferës Rama-MvGonigal ëhstë legjitim, i pastër dhe i moralshëm nga pikëpamja civile e politike! Çdokush që përpiqet të vendosë shenjën e barazimit midis Edi Ramës dhe Sali Berishës ose është i marrë, ose është i paguar! Mundësi të tretë nuk ka!
Kjo aferë ka rrëzuar përfundimisht de facto shpalljen non-grata të Berishës nga ana e Antony Blinken! Unë besoj fort se publikimi i kësaj afere, duke e përmendur vetëm emrin e Edi Ramës, është një parapërgatitje për t’i kërkuar ndjesë Beishës sa i përket vendimit të marrë kundër tij! Ndryshe nuk kishte pse të përmendeshin në akt-akuzë vetëm takimet e McGonigal me Edi Ramën, kur ai ka takuar jo pak politikanë të lartë në Ballkan dhe vende të tjera që konsiderohen si Republika të bananeve!