Denoncimi, Blushi: Vlora e përmbytur nga plehrat, dëshmi e përçmimit të qytetarëve nga Rilindja. Do rikthejmë bashkinë në duart e banorëve

0
99

Nga Tedi Blushi

Vlora është përmbytur nga plehrat si kurrë më parë.

Situata skandaloze në zonën e ish-Fabrikës të Çimentos, rreth 1 km larg Lungomares dhe 4 km larg Bashkisë, është një dëshmi e përçmimit dhe e braktisjes së qytetarëve nga Qeveria dhe pushteti vendor i “Rilindjes”.

Më 5 prill 2021, Damian Gjiknuri në emër të Edi Ramës u premtoi familjeve të kësaj lagjeje pastrim nga mbeturinat, rrugë të asfaltuara, kanalizime dhe investime moderne në infrastrukturë. Premtimet sot janë harruar dhe situata nuk ka nevojë për komente.

Kapja 100% e bashkive dhe e këshillave bashkiakë nga Edi Rama, do të kishte me patjetër këto pasoja.

Rikthimi i pashmangshëm i opozitës në Bashkinë e Vlorës dhe në të gjitha bashkitë e Shqipërisë do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here