Ja dhe skandali i dytë/ Votojnë 7600 votues, kandidati i Ramës fiton me 7772 vota…

0
107

Pak e nga pak skandalet në votimet monopartiake të Edi Ramës po dalin në pah.

Pas fitores 100 përqindëshe të kandidates së Edi Ramës në Bashkinë e Urës Vajgurore, e cila kishte marrë 1766 vota më shumë votues, SYRI.net ka zbuluar një tjetër fitore të tillë.

Në bashkinë e Malësisë së Madhe ka ndodhur çudia e radhës.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së në këtë bashki në 30 qershor kanë votuar 7600 qytetarë.

Image

Por pas numërimit të kutive kanë rezultuar se brenda ishin 8265 vota.

Në Malësinë e Madhe ka fituar kandidati i Ramës Tonin Marinaj me 7772 vota ose thënë ndryshe 122 vota më shumë se votues.

Image

Por në këtë bashki ka marrë edhe 493 vota Pjerin Spathari i Bindjes së Astrit Patozit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here