Shqiptarët dhe rusët përplasen mes tyre, mbetën dy të plagosur…

0
178

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth mesditës së sotme në lagjen ‘Peristeri’ të Athinës. Përplasja me armë ka ndodhur mes disa shqiptarëve dhe rusëve në kryqëzimin e rrugëve ‘Sarantaporou’ me ‘Veaki Streetnjë’.

Mediat vendase raportojnë se një shqiptar dhe një rus kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e qytetit.

Grupi i shqiptarëve dhe rusëve dolën në rrugë dhe kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit në një zonë të populluar, duke terrorizuar dhe vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar 8 gëzhoja dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here