Dinamika e masakrës në Klos/ “Merre për nuse”, i riu refuzoi martesën, babai i vajzës qëlloi ndaj tij dhe 3 të tjerëve, por plumbat i morën jetën kushëririt dhe burrit të tezes

0
123

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e dyfishtë në Klos, ku mbetën të vrarë babë e bir dhe u plagosën dy të tjerë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Renato Hasula mësohet se ka ngacmuar vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri.

Mësohet se autori, pasi kishte mësuar për ngacmimet ne instagram, kishte ardhur nga emigrimi dhe kishte kërkuar sqarim me të në lokal.

Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Fatmir Mjeshtri, ndërsa i riu kishte me vete babain e tij Eglantin. Por siç duket në tavolinë janë bashkuar dhe Ilir dhe Kenad Shira, (të dy rinjtë janë djem tezesh) të cilët fatkeqësisht mbetën të vrarë pas degradimit të sherrit.

Lala pohon se Mjeshtri i kishte kërkuar Renato Hasulës që të martohej me të bijën, ndërsa ky i fundit kishte refuzuar duke fyer dhe vajzën e tij se nuk ishte e denjë për të. Nga të shtënat me armë mbeten të plagosur Renato dhe Eglantin Hasula mbetën të plagosur. Ndërkohë, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi pasi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja./balkanweb.com

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here