Ndeshjet e kupës “Pavarësia” , refuzohen nga vlonjatët që të luhen në stadiumin e tyre

0
103

vlore

 

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton opinionin dhe mediat, se edicioni i 7 të i Kupës “Pavarësia”, nuk do të zhvillohet si gjithmonë në Vlorë, në stadiumin “Flamurtari”. Shkak i prishjes së kësaj tradite disa vjeçare, ka qenë refuzimi i klubit “Flamurtari”, i cili nuk vë në dispozicion të këtij turneu mbarëkombëtar stadiumin e tij.

 

Megjithë këmbënguljen e FSHF, si organizatore e aktivitetit, drejtuesit e klubit vlonjat nuk kanë pranuar që ky aktivitet të zhvillohej atje, duke bërë që i gjithë ky aktivitet të vihej në rrezik. Për më tepër që skuadrat pjesëmarrëse “Ferronikeli” nga Kosova, “Shkëndija” e Tetovës dhe “Otrant” nga Ulqini, kishin konfirmuar pjesëmarrjen dhe kishin nisur përgatitjet për këtë turne.

 

Pavarësisht këtij qëndrimi të Klubit “Flamurtari”, të pakuptimtë, absurd dhe aspak mikpritës (ç’ka cënon edhe traditen zemerhapur të qytetarëve të Vlorës), Federata Shqiptare e Futbollit, mori menjëherë masa që Kupa “Pavarësia”, të zhvillohej ne nje qytet tjeter, ne Durres. Ndeshjet do te luhen në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 12.00. me pjesëmarrjen e 4 skuadrave “Ferronikeli” nga Kosova, “Shkëndija” e Tetovës dhe “Otrant” nga Ulqini dhe “Partizani B”, nga Shqipëria.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency