Albin Kurti ‘shgjeton’Ramën: S’mund të flasësh për luftën në Kosovë pa e adresuar gjenocidin serb

0
153

Fillimisht tha se nuk e ka dëgjuar, por më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha disa deklarata shtesë në lidhje me fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës.

Gjatë një konference për media, la të nënkuptohet se Rama, duke iu referuar si “kushdo që flet në arenën ndërkombëtare”, do të duhej të kërkonte të trajtohej gjenocidi që ka ndodhur në Kosovë dhe krimet e kryera nga Serbia.

“Mbi të gjitha, unë besoj që faktorët ndërkombëtar do të duhej të mobilizohen që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat e Serbisë të ndiqen, dhe përgjegjësit e fajtorët të gjykohen e dënohen. Andaj kushdo që flet në arenën ndërkombëtare, do të duhej nga faktorët ndërkombëtarë, ta trajtojë këtë çështje, pasi në Kosovë ka ndodhur gjenocidi për të cilin ka ndërhyrë NATO. Pra, nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë dhe ta mbrosh Kosovën pa e adresuar krimin e Serbisë në Kosovë”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit të Kosovës foli edhe për Gjykatën Speciale, duke thënë se e ka qëndrimin njësoj si në vitin 2015, kur tha se ky institucion nuk ka transparencë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here