Baçi: Kryetarin e PD s’e heq dot gjykata dhe as ambasadorja! Berishën e zgjodhën demokratët

0
87

Deputeti demokrat Luan Baçi ka folur për bashkimin e demokratëve dhe çështje të tjera të opozitarizmit në vend. Ai tha se në PD nuk mund të flitet për negociata, por për bisedim mes kolegëve, pasi partia është një e vetme.

Baçi shtoi se nuk i vjen mirë që dëgjon Gazment Bardhin të thotë se foli me deputetin e mandatuar, Edi Paloka, pasi ky i fundit është kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ku janë gjithashtu të gjithë deputetët.

Ashtu si Sali Berisha, edhe Luan Baçi i bëri thirrje Enkelejd Alibeajt dhe grupit të tij të tërheqin padinë, pasi kryetarin e PD e zgjedhin demokratët.

Të tërheqin anikimin e paligjshëm që kanë bërë në gjykatë për të bllokuar legjitimitetin e PD. PD nuk zgjedh kryetarin në gjykata. E kanë zgjedhur demokratët dhe nuk i heq dot as gjykata e as ambasadorja e SHBA”, tha Baçi.

Ai foli edhe për protestat që PD ka paralajmëruar, por deri tani nuk janë zhvilluar, duke thënë se partia doli nga një proces i vështirë i ringritjes dhe rinovimit të strukturave.

Baçi u shpreh pro protestave lokale, teksa tha se të qëndrosh dy-tre orë në shesh nuk e rrëzon regjimin, por duhet më shumë se kaq.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here