Paloka: Gjithë shteti i Ramës në këmbë për ‘gishtat e Inës’, por nuk lëvizet gishti për jetën e mjekëve

0
125

Nënkryetari i Partisë Demokratikë ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama për sjelljen e tij ndaj trajtimit të mjekëve që po përballen me Covid-19 dhe ku shumë prej tyre kanë humbur jetën

Paloka thotë se “Rama kërkon të tregojë që për të vlen më shumë një gisht i atyre që mbrojnë pushtetin dhe paratë e tij se sa jeta e mjekëve apo gjithë shqiptarëve bashkë…!”.

Ja postimi i plotë:

Nuk kam asgjë me këtë policin, madje i uroj shërim të shpejtë, por po mendoja; sa jetë mjekësh do ishin shpëtuar sikur ky kryeministër të ishte treguar po kaq i gatshëm ti dërgonte në Turqi ?!

A nuk i kemi quajtur ata “heronjtë” që po rrezikojnë (e për fat të keq edhe po humbin) jetët e tyre, për të shpëtuar jetët tona?!

Pse çohet në këmbë gjithë shteti i Ramës për “gishtat e Inës” , po nuk levizet gishti për jetën e mjekëve ?! Pse ?

Për një arsye të thjeshtë, se Rama kërkon të tregojë që për të vlen më shumë një gisht i atyre që mbrojnë pushtetin dhe paratë e tij se sa jeta e mjekëve apo gjithë shqiptarëve bashkë…!

Image

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here