PD: Bllakon s’e lënë të pendohet se i kanë bërë një ofertë që nuk refuzohet

0
114

Partia Demokratike vazhdoi denoncimet për mega-aferën e inceneratorëve.

Deputeti Belind Këlliçi tha se Alqi Bllako u lirua nga qelia, edhe pse ndaj tij rëndojnë plot nëntë kallëzime penale.

Nëse do të gjendej fajtor, ai do dënohej me të paktën 20 vite burg.

“Alqi Bllakon, ish-deputet i Rilindjes, bashkëpunëtor i Edi Ramës, dëshmitar që nuk e lënë të pendohet, sepse i kanë bërë një ofertë e cila nuk mund të refuzohet,” tha Këlliçi.

DEKLARATA E PLOTE

Siç e dini tashmë ish-deputeti, Alqi Bllako, “Veloja i vogël” në ‘çetën e Edi Ramës’ bashkë me shokët e tjerë Erion Veliajn, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lefter Koka, Engjëll Agaçi, është në fazën 2 të rikuperimit, të quajtur në gjuhë ligjore “arrest shtëpie”.

Edi Ramës i pëlqen që të harrohen bëmat e tij dhe të çetës, si e gjithë afera e inceneratorëve, por gjysmë miliard euro nga djersa dhe kursimet e këtij populli, janë kambanë kishe dhe thirrje e ezanit, për çdo shqiptar që e do Shqipërinë më shumë se partinë.

Do të listojmë sot kallëzimet penale ndaj të pandehurit Alqi Bllako, ish-deputet i Rilindjes, bashkëpunëtor i Edi Ramës, tani dëshmitar që nuk e lënë të pendohet, sepse i kanë bërë një ofertë e cila nuk mund të refuzohet.

Si më poshtë vijon lista e kallëzimeve penale ndaj zotërisë në fjalë:

1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal

2. “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal

3. “Fshehja e te ardhurave”, parashikuar në nenin 180 të Kodit Penal

4. “Mospagimi i taksave”, parashikuar në nenin 181 të Kodit Penal

5. “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, parashikuar në nenin 181/a të Kodit Penal

6. “Përfitim i paligjshëm i interesave”, parashikuar në nenin 257 të Kodit Penal

7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal

8. “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal

9. “Moskallëzim krimi”, parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.

Këto janë 9 veprat penale të Alqi Bllakos, si 9 plagë të Gjergj Elez Alisë, për të cilat Edi Rama do të gjejë ndonjë “motër” në gjykatë që t’ia lajë. Nëse do të gjendej fajtor nga gjykata do të duhej që, minimalisht, të dënohej me 20 vjet burg. Këto janë vepra kryer në punë e sipër për të fshehur “veprat” e Rilindjes, tre inceneratorë që as ekzistojnë, as djegin dhe as punojnë.

I vetmi tym që del dhe shihet vjen nga Kombinati Metalurgjik “Hajdutët e partisë” ku taksat e shqiptarëve digjen dhe bëhen flori për llogaritë offshore të Edi Ramës dhe bandës së tij.

Tymi i ka dalë edhe skemës së Edi Ramës, që sipas informacioneve tona po përgatit arrestime të reja, me qëllim që të krijohet ideja e ndëshkimeve në rastin konkret, inceneratori i Fierit. Një karrem për publikun, duke kapur peshq të vegjël për të lënë pa ndëshkuar peshkaqenët e vërtetë të kësaj mega-vjedhje.

Partia Demokratike, ndërkohë që kërkon mbajtjen përgjegjës para ligjit të të gjithë të përfshirëve, do të jetë në këmbë për të mos lejuar që përgatitësit dhe lejuesit e skemës të rrinë të qetë, dhe aktorët e dorës së tretë të mbajnë të gjithë peshën e aferës.

Një drejtësi me regji, është drejtësi e mohuar!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here