‘Kontrabandë vaksinash me Di Maion’/ Rama shokoi median italiane

0
100

Rrëfimi i kryeministrit shqiptar: Me Luigi Di Maion bëmë kontrabandë vaksinash anti-Covid

La Repubblica

Me Luigi Di Maion “kemi bërë së bashku një operacion kontrabande” vaksinash anti-Covid. Ai që e thotë është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në Bergamo foli në konferencën “Kultura do të shpëtojë botën”, në prani edhe të të dërguarit të kryeministrisë italiane.

“Po ju tregoj sot diçka që nuk e di askush”, e nisi rrëfimin e tij Rama. “Nëse unë jam shqiptaro-italian, Di Maio është napolitano-shqiptar, së bashku kemi bërë një operacion kontrabande. Çfarë italiani apo shqiptari je nëse je gjithmonë në linjë me ligjin?”

Rama tregoi se në periudhën kur Covid godiste ashpër Shqipërinë “nuk kishim asnjë vaksinë dhe presioni ishte i lartë. Njerëzit kishin frikë se do të vdisnin si peshku në zall, por nuk mundeshim të gjenim vaksina. I kërkova Luigit: mund të na jepni një sasi simbolike, por të rëndësishme për ne, për të nisur vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve?”

“Pfizer kishte një kontratë imperialiste, kapitaliste: unë të jap vaksina, por ti nuk mund t’ia japësh askujt. Diçka aspak kristiane. Luigi m’u përgjigj: nuk mundemi, sepse do të ishte gjë tepër e rëndë. Por e bëmë përmes një operacioni me shërbimet sekrete. Diçka e pabesueshme, ministri i jashtëm i Italisë dhe kryeministri i Shqipërisë që kalonin mall kontrabandë për të shpëtuar jetë njerëzish”.

Rama shtoi: “Më pas nuk mundeshim t’i fshihnim vaksinat, duhej edhe t’i injektonim. Avokatët e Pfizer kërcënonin me gjyq dhe donin të dinin se si i kishim siguruar, por ne thoshim vetëm: nga një vend mik. E kur pyesnin cili vend, iu thashë: “Kemi mësuar nga napolitanët që nuk duhet t’i tregojmë kurrë shokët para policisë dhe unë nuk i tregoj kurrë shokët”.

“Tani do të të turren edhe gazetat që do të të quajnë kontrabandist”, tha Rama, që në fund e siguroi Di Maion: “Luigi, tashmë je njeri i lirë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here