Fillon më 3 janar epoka e dytë e Ibras te Milani

0
146

Zlatan Ibrahimoviç do të veshë për herë të dytë fanellën e Milanit duke filluar që nga muaji janar i këtij viti, më saktësisht që nga e premtja më 3 janar. Ajo do të jetë dita kur sulmuesi suedez do të prezantohet zyrtarisht si blerja më e fundit e klubit, me shpresën që të mund të tregojë përsëri vlerat e tij para portës, siç ka bërë në periudhën e parë kur veshi fanellën kuqezi.

Sigurisht, kanë kaluar shumë vite që atëherë, por Ibrahimoviç është i pandryshueshëm të paktën në një gjë, spektaklin që jep me deklaratat e tij që nuk janë kurrë të lodhshme. Kësisoj, dita e premte do të jetë interesante jo vetëm për faktin se Ibra do të shfaqet në stërvitje, por edhe për faktin se Zlatan do të shfaqet në konferencë për shtyp para gazetarëve në orën 10.

Batutat janë të garantuara, ashtu si edhe frazat epike ku i drejtohet vetes si lojtari më i mirë në botë, apo ai që bën diferencën në çdo skuadër. Të gjithë presin të dëgjojnë kapitullin e radhës të suedezit, i cili në mos në fushën e lojës, do të argëtojë pa masë tifozët nëpërmjet fjalëve të tij në media.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here