Lapaj, ministres: Një popull i uritur e në agoni, që i thua do ta rris e ul ja merr shpirtin

0
117

Analisti Julian Zyla dhe avokati Adriatik Lapaj, janë përplasur në lidhje me mundësinë e qytetarëve për të paguar çmimet e energjisë me fashat.

Lapaj u shpreh se 900 mijë qytetarë që nuk e paguajnë dot energjinë elektrike ndërkohë që shtoi se qeveria subvencionon shumë pak për shtresat në nevojë.

Ndërkohë Zyla pretendoi se shifrat po manipuloheshin nga Lapaj dhe se merrej prej tij si referencë maksimumi prej 800 KW i vendosur nga qeveria, ndërkohë që konsumi mund të mos jetë aq i madh për këto familje.

Zyla: Qeveria po akuzohet për një vendim pro qytetarëve. Interesi politik i çdo qeverie është që ti bëjë gjërat mirë. Në 30 shtator KE ka bërë mbledhje për të marrë masa për të ulur çmimin e energjisë. Ne harrojmë që në Europë janë ngritur çmimet. ministrat e kryeministrat janë mbledhur çdo bëhet me çmimet që janë rritur, ndërsa ne kemi luksin e fatit të diskutojmë kur do t’i rrisim. Masat që janë miratuar në BE janë ulje e kërkesës, është ekonomi tregu.

 

 

Po të ishte sforcoja ekonomike për arsye politike objektiv, sforcoja do të ishte më e madhe.

Lapaj: Një popull i uritur e në agoni, që i thua do ta rris e ul ja merr shpirtin.

Ekonomi: Ç’është kjo agoni.

Lapaj: T’i them me shifra pse është agoni.

Ekonomi: Dhe unë t’i them me shifra.

Lapaj: Në Shqipëri në 2021 62 mijë familje me ndihmë ekonomike, i bie 130 mijë qytetarë. Pension invaliditeti, 68 mijë persona. Do flisni për hallet e qytetarëve? Fashat 800 KË bëjnë 91 mijë e 200 lekë të vjetra. Sa i rimbursohet shtresave në nevojë? Me VKM subvencionohen 6480 lekë të vjetra. Për personat para dhe tetraplegjikë, i paguajnë 16 mijë letë të vjetra dhe 20 mijë letra të vjetra. Kjo është të bësh ekonomi e të thuash të vërtetën. 900 mijë qytetarë që nuk e paguajnë dot energjinë elektrike.

Ekonomi: Për qytetarët e këtij vendi janë rritur fashat e mbështetjes. Janë dyfishuar fashat e mbështetjes. Do ta sjell nesër VKM.

Lapaj: Hajde në emision me VKM se je zyrtare shteti.

Ekonomi: Këto të dhënat duhet t’i shikosh pak të integruara sepse një familje që mund të ketë një paraplegjik përfiton nga disa skema, nga energjia, barnat, ndihma sociale. Mund të ketë 5 forma.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here