Pajisja e përgjimit/ 5 orë raportim nga Tahiri, Ajazi, Cako, Llalla

0
137

Kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, duke raportuar në Komisionin e Sigurisë, tha se pajisja e përgjimit që gjendet në Policinë e Shtetit është mjaft e fuqishme për të kryer të gjitha llojet e përgjimeve. Ai tha se një pajisje e tillë, që kishte hyrë dy muaj më parë përmes portit të Vlorës, do të ishte privilegj për të gjitha institucionet e inteligjencës. Ai sqaroi se nuk është në tagrin e Ministrit të Brendshëm të kryejë përgjime, por tha se nuk kishte dijeni nëse ajo ishte konfiguruar nga për të kryer përgjime.

“Kjo është një pajisje e domosdoshme për të gjithë. Do të ishim të privilegjuar nëse do ta kishim. Kur janë në dorë të organeve ato janë për të ndjekur shkelësit e ligjit. Nuk shoh ndonjë problem me trajnimin apo përdorimin, përderisa është ligjore. A përdoret për përgjim? Sigurisht pajisje të tjera janë mjaft të fuqishme. Por varet nga konfiguracioni. Sigurisht mund të jetë vetëm për gjurmim sicc e ka thënë Ministri (Tahiri), por mund të jetë edhe për përgjim. Është krejt jashtë tagrit të Ministrit të Brendshëm të kryejë përgjime”, u shpreh Visho Ajazi Lika.

Policia e Shtetit nuk ka pajisje përgjimi, Flet për reformat në Komision

 Saimir Tahiri: Pavarësisht se edhe në parashtresën tuaj seanca frymëzohet nga informacionet që qarkullojnë në media, besoj se ftesa e Komisionit është më serioze. Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka dhe as nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi. Policia e Shtetit bën detyrën në përpjekje për të reformuar sektorin e sigurisë dhe për ti dhënë qytetarëve një stardard të ri shërbimi dhe sigurie. Kemi trashëguar një varfëri totale infrastrukturore dhe dije.Përpjekja jonë është fokusuar kryesisht në përmirësimin e mundësive të policisë për ti shkuar pas atyre që shkelin ligjin. Bota e krimit ka më shumë mundësi financiare se agjencitë ligjzbatuese. Bota e krimit është jo vetëm më e pasur por deri dje edhe më e paprekshme. Për këtë arsye në policinë e Shtetut kërkohet të zhvillohen kapacitete të tilla që të mundësojnë rezultate solide në luftën kundër kriminalitetit.Ringritëm Akademinë e Sigurisë.

Noka: Nuk ka nevojë të bëjmë kasetën, e kemi dëgjuar në këtë Komision këtë kasetë dhjetra herë. Jeni thirrur në këtë seancë dëgjimiore për të folur vetëm në lidhje me ekzistencën apo mosekzistencën e një pajisje përgjimi, futjen apo mosfutjen e saj në Shqipëri, ligjshmërinë me të cilën është futur dhe ligjshmërinë më të cilën është përdorur.Kaseta që sapo keni filluar i është djegur shiriti, është përdorur 30 herë në këtë Komision.

Tahiri: Eksperienca e vyer e partnerëve tanë mendojmë që është rrugë kalimi i domosdoshëm për të bërë atë që të tjerët e kanë bërë shumë kohë para nesh.Eksperienca e vyer me partnerët ndërkombëtarë është ndihma më e madhe që mund të na japin në luftën kundër kriminalitetit. Nuk mendojmë që ti nxjerrim jashtë të gjithë partnerët është më mirë. Mendojmë që eksperienca dhe dija e tyre mund të aftësojë punonjësit tanë për të bërë atë që duhet të bëjnë. Policia e Shtetit ka një program trajnimesh që në mënyrë të padiskutueshme i bëjnë punonjësit e policisë më të përgatitur për të përmbushur misionin e tyre. Trajnimet fillojnë nga mënyra e sjelljes, qëndrimi publik, përdorimi i mjeteve personale të punonjësve të policisë në përmbushje të detyrës.

Noka: Ministër mos u hallakatni, dilni tek pajisja.

Tahiri: ….nga përdorimi i metotave dhe teknikës hetimore, të gjithë këto janë çështje që në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit janë prioritet. Ne nuk mendojmë që krimi luftohet me injorantë por punonjës policie të ditur, të aftë dhe profesionistë.Kështu e mendojmë ne, në këtë mënyrë kemi bërë detyrën, kështu do të vazhdojmë.Policia e Shtetit ka rezultate që deri dje as nuk mund të mendoheshin që ka të bëjë me sigurinë dhe standartin e shërbimit ndaj qytetarëve. Lidhur me shqetësimin që ju thoni, prokuroria e Tiranës ka një çështje hetimore. Kam bindje që Prokuroria në një kohë normale për hetimin do të kthejë përgjigje.përgjigjia do jetë mbi të vërtetën, jam i gatshëm të pres përgjigjen, jam shumë i qetë dhe i kam vënë në dispozicion nga vetja ime dhe gjithçka përfshin detyra e Ministrit deri tek çdo instancë e policisë së shtetit që duhet ti përgjigjet Prokurorisë për kërkesat që ka vetëm lidhur me hetimin.

Hetimi vazhdon, besoj se pas meje do të jetë këtu dhe prokurori i përgjithshëm këtu dhe do japë përgjigjet lidhur me hetimin.Ju garantoj që policia e Shtetit nga dita e parë që jam në këtë detyrë dhe deri ditën e fundit që do jem në këtë detyrë nuk ka shkelur dhe nuk do të shkelë ligjin, veçanërisht në çështje sensitive siç janë çështja e përdorimit të pajisjeve që mund të bëjnë përgjim. Policia e shtetit për hir të trajnimeve dhe bashkëpunimit me partnerët përdor çdo pajisje që është e ligjshme dhe për këtë të jeni të bindur. Kemi përdorur dhe do vazhdojmë të përdorim çdo pajisje që është e ligjshme në Shqipëri.Po keni kuriozitet mund tu ftojmë si komision që të merrni pjesë gjatë trajnimeve.policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë kurrë  në përdorim pajisje që mundësojnë përgjimin e telefonatave , mesazheve apo të komunikimit përmes rrjeteve të internetit.Çdo aludim tjetër është thashathemnajë apo zhurmë mediash.

Besoj që kjo çështje do trajtohet në mënyrë ezauruese nga prokuroria, besoj se e vërteta do ti bëhet e ditur publikut, shpresoj shumë që të gjithë ata që kanë abuzuar me detyrën shtetërore duke dalur dhe duke i thënë publikut të pavërteta të kenë kurajon intelektuale dhe institucionale për ti kërkuar ndjesë publikut.

Noka: Prokuroria ka nisur një hetim kryesisht mbi ekzistencën e një pajisje të paligjshme përgjimi në zyrat e Policisë së Shtetit.Sipas të dhënave dy oficerë të policisë gjyqësorë janë ndaluar dhe u u është vënë në dispozicion kjo pajisje.Mendoni se kjo përbën pengim të hetimeve, a keni ju të drejtë apo drejtuesit e policisë të mos lejojnë Prokurorinë të kqyrë këtë pajisje? Mos po fshihen gjurmët e kësaj pajisje. Nuk po ju pyes a ekziston pajisja, sepse e keni pranuar në një emision ekzistencën e një pajisje që sipa jush përdoret për trajnim.

 

Tahiri:Më vjen keq që nuk biem dakort. Në rast se më keni ndjekur tamam,nuk kam thënë kurrë që Policia e Shtetit disponon një pajisje që kryen përgjime.Kam thënë që Policia e Shtetit disponon një pajisje funksionin i të cilës dihet.Prokuroria do ta bëjë të ditur. Pajisja është në pronë, menaxhim dhe përdorim nga partnerët italianë. Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka.Nuk ka mundësi të ketë një pajisje të tillë.Pajisje përgjimi nuk ka pasur kurrë. kam thënë është pajisje për qëllime trajnuese dhe mësimore që nuk bën përgjim.

Noka: Keni dijeni që prokuroria ka kërkuar pajisjen dhe nuk i është dhënë, a përbën shkelje të ligjit pengimi i hetimit?

Tahiri: Dhe ju kishit dijeni nga mediat.Në këtë Komision me sa kuptoj një informacion zyrtar nuk ka.Është ngritur një zhurmë dhe tymnajë me thashethemet e ditës. Unë nuk merrem dot me to, se nuk më del koha.Por di t’ju them se Policia e Shtetit do të zbatojë ligjin, Ministria e Brendshme do të zbatojë ligjin. Në zbatimin e ligjit hyn edhe zbatimi i urdhërave të prokurorit. Nuk ka ndodhur dhe nuk besoj të ketë ndodhur krrë që të jetë penguar prokuroria në një aktivitet hetimor.Di që në të kaluarën ka ndodhur kur ata që vrisnin në bulevard strehoheshin.

Noka: Për çështjen konkrete të flasim.

 

Çako: Nuk ka asnjë pajisje përgjimi

Radhën për të raportuar në Komisionin e Sigurisë më pas e kishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Ka nisur një procedim penal që jam vënë në dijeni dhe në zbatim të ligjin kam vënë në dispozicion kapacitetet njerëzore dhe dokumentet. Çdo element që kërkon zbardhjen e kësaj çështje unë do ja jap Prokurorisë. Që në momentin që jam vënë në dijeni, kam vënë në dispozicion gjithë Policinë e Shtetit dhe jam i hapur për t’i shërbyer hetimit. Policia e Shtetit nuk ka pasur pajisje përgjuese”, deklaroi Çako.
Deputeti demokrat Asllan Dogjani, i drejtoi një sërë pyetjesh Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Cako në lidhje me pajisjen e mundshme përgjuese që përflitet se policia ka pasur në dispozicion të sajin në mënyrë ilegale. Përgjigja e përsëritur që dha kryepolici Çako është se policia nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pajisje të tillë që dëmton sigurinë kombëtare.

Duke ju referuar deklaratës që kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika bëri sot në seancë dëgjimore, deputeti Dogjani pyeti drejtorin e Policisë, nëse një pajisje e dyshimtë ka qenë ndonjëherë në një qendër trajnimi të policëve në Vlorë e më tej të ketë ardhur në Tiranë. Por përgjigja e Haki Cakos ishte e rezervuar, duke thënë se ka vënë gjithçka në shërbim të Prokurorisë.

 

Kryeprokurori Adriatik Llalla u paraqit rreth orës 14:50 në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë,për të raportuar në lidhje me të ashtuquajturën pajisje përgjimi.

LALLA: Të nderuar anëtarë të komisionit, në përgjigje të ftesës suaj jam përpara këtij komisioni për t’ju

informuar se Prokuroria në bazë të informacionit, hetim që ka nisur me indicie se në territorin e

Shqipërisë janë futur pajisje gjurmuese apo përgjuese, nën hijen e dyshimit i them të gjitha këto, sepse jemi në fazën e hetimit. Rasti për të cilin diskutohet, hetimi ka nisur pas informacioneve të SHISH-it, si edhe në bazë të dhënave mediatike dhe të dhënave të tjera. Hetimi me rastin ka vetëm 5 ditë që ka filluar. Ne kemi kryer kërkime të rëndësishme hetimore.

Prokuroria është angazhuar dhe ka ngritur një grup të posaçëm pune për të përfunduar në një kohë të shkurtër hetimet. Lidhur me përgjimet e viteve ’90-të hetimet nuk janë përfunduar.

Dua të theksoj se Kodi Penal parashikon edhe veprën penale të moszbulimit të së vërtetës. Nëse Prokuroria do të ketë pengesa nga qeveria apo zyrtarë mund të hapë procedim penal.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here