Financimet Ruse/ Rudina Hajdari: Basha duhet të mbajë përgjegjësi, të tregojë të vërtetën

0
104

Çështja e financimeve ruse në Partinë Demokratike ka ngritur një debat të gjërë dhe pikëpyetje të mëdha. Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari shprehet per ora news se hetimet duhet të kryhen sa më parë pasi partia duhet të distancohet nga veprimet individuale të ish kryetarit Basha.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka reaguar lidhur me çështjen e financimeve ruse në PD duke theksuar se ish kryetari në atë kohë duhet të mbajë përgjegjësi sa më shpejt mbi këtë situatë.

Rudina Hajdari: E para mendoj që kjo histori është goxha e rëndë për sa i përket Partisë Demokratike, dhe duhet patjetër të ketë transparencë dhe një hetim gjithëpërfshirës për gjithë Partinë Demokratike por jo vetëm. Mendoj që përgjegjësia kryesor patjetër që i bie zotit Basha. E dyta duhet të tregohet sa më shumë transparente dhe të na tregojë si qëndron e vërteta në këtë histori. Sa më shumë vonohet, aq më shumë do të rëndojë barra mbi Partinë Demokratike.”

Hajdari tha se vendimet e Lulzim Bashës për djegjen e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve ngrenë pikëpyetje të mëdha.

Rudina Hajdari: Vendosen pikëpyetje të mëdha, për sa i për ketë edhe vendimeve të zoti Basha që pasuan pas 2017, siç është djegia e mandateve, siç është po ashtu edhe bojkotimi i zgjedhjeve që unë dola kundër dhe e di fort mirë që në atë periudhë e kam jetuar vet. Kam qenë e sulmuar në atë kohë pikërisht sepse dola kundër zotit Basha në lidhje me këtë dy vendime.
Vetë kryetari Berisha ka njoftuar ngritjen e një grup hetimor brenda në parti për ta zbardhur këtë çështje, pavarësisht se sipas tij Basha ka marrë me vete të gjitha provat, duke vështirësuar edhe më shumë zbardhjen e së vërtetës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here