Jola Hysaj: Qeveria të reagojë, kërkesat e pedagogëve janë përtej interesit personal

0
176

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hyssaj ka reaguar me një postim në llogarinë e saj në facebook për protestën që po zhvillohet nga pedagogët e Universitetit FSHN.

Hysaj ka kërkuar që qeveria të marrë parasysh të gjitha problemet që janë shtruar për zgjidhje nga ana e pedagogëve.

Postimi i Hysajt:

Pedagogët Protestojnë sot!

Pedagoget kërkojnë që qeveria t’i përfshijë në paketën e ndihmës për të përballuar çmimet e rritura si pasojë e krizës dhe të krijojë kushte më të mira pune.

Një pedagog i FSHN tha për mediat se kauza e tyre është për të sjellë një nivel më të mirë arsimimi, e cila nis me krijimin e kushteve për mësimdhënësit. Ai tha se veç pagës ka edhe çështje të tjera shqetësuese si mungesa e sigurisë në punë, mungesa e hapësirave apo mjedisi i punës. Ai tha se qeveria duhet të kthejë sytë nga arsimi, edhe pse “fëmijët e tyre i kanë dërguar jashtë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here