Lajm i mirë/ 27 shqiptarët e ngecur në Kapshticë strehohen në hotelin karantinë

0
119

Njëzet e shtatë shqiptarët, të cilët prej katër ditësh ndodhen në të ftohtë në doganën e Kapshticës janë strehuar në një hotel karantinë. Prej orës 16:00, të ditës së premte, shqiptarët që nuk janë rezidentë në Greqi, kërkuan të futeshin në atdheun e tyre, por nuk u lejuan nga qeveria shqiptare, duke mbetur kështu të bllokuar në doganë.

Pas plotësimit të procedurave dhe kontrollit mjekësor, shqiptarët u evakuuan për t’u dërguar dhe akomoduar në një nga hotelet në qytetin e Korçës. Për 14 ditë, ata do të strehohen në këtë hotel karantinë, dhe shpenzimet për fjetje e ushqim, do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës.

Pas afatit të karantinimit, shqiptarët do të mund të largohen nga hotelit, për tu kthyer në familjet e tyre. Katër ditët e fundit, këta shqiptarë i kaluan në dëborë e në të fothtë. Ditën e sotme, njëri prej tyre përfundoi në spital, pasi gjendja shëndetësore iu përkeqësua. Dje kryeministri Edi Rama u shpreh se ata që kanë arsye dhe që janë rezidentë në Shqipëri do të kalojnë. Por kushti i vetëm për ta është që do të futen në karantinë për dy javë dhe të gjitha shpenzimet e hotelit ku do të qëndojnë do t’i paguajnë vetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here