Ironia e gazetarit: Të mblidhje bythën Taulant! Dhe ti drejtoheshe PLATFORMES QEVERISESE

0
146

U nxitove Taulant!

Doje dhe letër higjenike? Eshtë arsye për të
lënë punën kjo Taulant? Për të lënë Ministrinë?
Unë them jo! Të mblidhje bythën Taulant! 
Çfarë është ketu Danimarkë që duhet bytha e pastër? Në këtë vend nuk ka më letra! Eshtë mbyllur edhe Drejtoria e letrave të popullit. Vetëm on line! Gjithshka on lineTaulant! Dhe pastaj nëse jo, ti drejtoheshe PLATFORMES QEVERISESE. Do shihje Ti si të zgjidheshin pastaj edhe bytha, edhe letrat higjenike. Do
të shihnim në TV-të se si do të ishte zgjidhur halli.
Po ti…U nxitove Taulant!
Je mësuar në perendim Ti, që ta lan bythën sifoni hidrahulik. Por jo, këtu vetëm goja
dhe dora punon! Në këte kohë kur vendi kërkon duar të pastra, Ti kërkon bythë te pastër!
U nxitove Taulant!
Doje dhe arkiv e shkresa në zyrë nga paraardhësi. Tutkun!
Si i kërkove xhanëm. Kush le gjurmë në zyrë
kur le punën në këtë vend. Po s’ke faj. Je fresh.
Nuk e di Ti si dalin me thes të zi shkresat në koridor te institucionit. Po erdhe në kohë e kape ndonjë letër, po vonove, do e bësh nga e para arkivën e zyres.
E fundit Taulant.
Ti ishe zv Ministër. Edhe këtu ke gabuar Taulant. ZëvëndësMinistri ankohet, largohet, pastrohet, në mungesë dhe me porosi të Ministrit.Ti, Ministren e ke gjallë.
U nxitove Taulant!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here