EuroActiv: Rama mbron Serbinë! Vuçiç: Nuk e njohim kurrë Kosovën

0
101

Agjencisë së Brukselit, EuroActiv, i ka bërë përshtypje një intervistë e kryeministrit Edi Rama për gazetën gjermane Die Presse.

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje Serbisë gjatë kësaj interviste, siç ka bërë edhe më përpara.

Por portali vë theksin te paradoksi: Rama shprehet në intervistë se Rusia e rrezikon rajonin tonë, por më pas thotë se nuk i duhet bërë presion Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Moskës.

Për më tepër, Rama thotë se nëse do i vendoseshin sanksione Moskës, Aleksandër Vuçiç rrezikonte postin e tij.

Një mbrojtje e tillë ndaj Vuçiçit është tronditëse, po të mendosh që vjen nga kryeministri shqiptar.

Ndërkohë, vetë Vuçiç deklaroi sot se nuk do e njohin kurrë pavarësinë e Kosovës.

Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e së enjtes raportin për dialogun me Kosovën. Për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes’ në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.

Debati në Kuvendin e Serbisë për këtë raport zgjati dy ditë. Gjatë prezantimeve të tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai po ashtu shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje realiste për Kosovën dhe se politika reale nuk mund të bazohet në mite. Partia më e madhe opozitare në Serbi, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, nuk votoi për miratimin e raportit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here