Rusia dha fonde për Bashën/ BBC: Kjo është vetëm maja e ajsbergut

0
112

Një raport i inteligjencës amerikane, që thekson se Rusia ka dhënë më shumë se 300 milionë dollarë për të ndikuar politikanët në më shumë se 24 vende të botës, po bën shumë bujë.

Sipas raportit, këto para janë dhënë duke nisur nga viti 2014.

Por bie në sy se i vetmi rast konkret që përmendet nga shumë agjenci dhe media të njohura është ai i Shqipërisë.

Sipas BBC, një burim nga administrata amerikane tha se Rusia shpenzoi të paktën 500 mijë dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në vitin 2017.

Edhe AFP, Deutsche Welle, Washington Post dhe dhjetëra media të mëdha citojnë të njëjtin burim.

Bëhet fjalë për dosjen e famshme të lobimit rus, për të cilën është përgjegjës Lulzim Basha. PD u distancua nga kjo çështje, e cila mban firmën e Bashës.

Një zyrtar i lartë nga administrata e Biden tha për BBC se ky raport është vetëm maja e ajsbergut. Sipas tij, këto janë shifra minimale pasi besohet se miliona të tjera kanë kaluar pa u pikasur.

Moska nuk e ka komentuar akoma raportin e inteligjencës amerikane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here