Krimet e komunizimit, dorëzohet kallëzimi i parë tek Krimet e Rënda

0
421

Shoqata antikomuniste e të përndjekurve politik dorëzon kallëzimin e parë te kimet e rënda për gjenocide dhe krime kundër njerëzimit. Kallëzimi i parë për 22 të pushkatuarit pa ligj të akuzuar për vendosjen e bombës në ambasadës sovjetike ndërsa pritet që të depozitohen edhe kallëzime të tjera.

67 vite pas ngjarjes së rëndë të pushkatimit pa ligj të 22 personave si autorë të vendosjes se bombës në ambasadën sovjetike në Tiranë, familjarët e tyre dhe shoqata antikomuniste e të përndjekurve politikë kanë depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Kallëzimi mban emrat e 22 personave të pushkatuar ndërsa te denoncuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit janë ish-anëtar të Byrosë Politike deri te skuadra e pushkatimit.

Nebil Çika: Asnjëherë nuk është vonë. Gjenocidi dhe Krimet kundër Njerëzimit nuk janë vonë. Nazistët vazhdojnë të dënohen edhe pas 80 vjetësh.

Familjarët e të pushkatuarve thonë se kërkojnë  të vendoset drejtesia  dhe nese gjykatat shqiptare nuk e marrin parasysh do ti drejtohen atyre ndërkombëtare.

“Jam djali i Jonuz Kacelit. 5 fëmijë jemi gjallë nga 7, të gjithë të mitur. Na kanë internuar në një vend të humbur, në persekutimin më të egër. Kemi pësuar një persekutim të jashtëzakonshëm”.

Kryetari i shoqatës thotë se në ditët në vazhdim shoqata do te depozitojë në prokurori edhe kallëzime të tjera.

Dokumenti i Plotë:

Shoqata Antikomuniste e te Perndjekurve Politike te Shqiperise Drejtuar  Prokurorise prane Gjykates per Krime te Renda, Tirane z. Besim HAJDARMATAJ Baza ligjore: Neni 283 I K.Pr.Penale dhe 73 e 74 I Kodit Penal Nga: Shoqata Antikomuniste e te Perndjekurve Politike te Shqiperise I Nderuar z.Prokuror! Me date 28 shkurt te vitit 1951, ne qytetin e Tiranes regjimi komunist ka kryer nje nga krimet me te renda ne historine politiko-juridike te tij, duke pushkatuar pa ligj, pa kryer hetim, pa perfaqsues te organit te akuzes dhe pa akuze konkrete, si edhe pothuajse pa gjyq, 23 qytetare, intelektuale, zyrtare dhe tregtare . Me vendimin formal, nr.64, date 27.2.1951 te gjykates se larte ushtarake, Tirane, pa u hetuar paraprakisht (date 20.02.1951 jane arrestuar, pra brenda javes),pa kerkese te organit akuzues per gjykim, si edhe pa pjesmarrjen e prokurorit dhe mbrojtjes (edhe pse ligjerisht ekzistonte intituti i avokatise) ne te ashtequajtur gjykim eshte vendosur denimi me vdekje, me pushkatim, ne grup, te gjithe te te ashtuquajturve te gjykuar. Por ky i ashtuquajtur vendim ishte ekzekutuar , me date 26 shkurt 1951, prane ures se Beshirit, ne breg te lumit Erzen, dy dite para marrjes se te ashtuquajturit vendim gjyqesor.
Nga dokumentat qe ne disponojme, por qe jane indicie te mjashtueshme ligjore per regjistrimin dhe hetimin e kesaj ngjarje kriminale, rezulton se: Disa persona, te veteshpallur gjykate (Shuaip Panariti,Vangjel Kocini, Nonda Papuli), me date 27 shkurt 1951, pa kerkese dhe pa pjesmarrje te organit te akuzes dhe pa mbrojtje, kane denuar me vdekje, me pushkatim, intelektualet shqiptare:
1. Tefik Shehu, i dtl. 1912, i biri i Hysenit, lindur ne Gjakove dhe banues ne Tirane, 2. Hekuran Troka, i dtl. 1918, i biri i Idrizit, lindur ne Kucove dhe banues ne Tirane, 3. Haki Kodra i dtl. 1918, i biri i Rexhepit, lindur ne Diber e Madhe dhe banues ne Tirane, 4. Qemal Kasaruho i dtl. 1902, i biri i Nuriut, lindur ne Gjirokaster dhe banues ne Tirane 5. Lluka Rashkovic, i dtl. 1892, i biri i Kristos, lindur ne Mal te Zi dhe banues ne Tirane 6. Fadil Dizdari, i dtl. 1916, i biri i Shyqyriut, lindur ne Kavaje dhe banues ne Tirane, 7. Pandeli Nova i dtl. 1892, i biri i Kostas, lindur ne Korce dhe banues ne Tirane, 8. Jonuz Kaceli i dtl. 1908, i biri i Osmanit, lindur dhe banues ne Tirane, 9. Thoma Katundi, i dtl. 1886, i biri i Theodhorit, lindur ne Korce dhe banues ne Tirane, 10. Ali Qorallia, i dtl. 1890, i biri i Masarit, lindur dhe banues ne Tirane. 11. Gafur Jegeni, i dtl. 1907, i biri i Tefikut, lindur ne Diber te Madhe dhe banues ne Tirane, 12. Petro Ekonomi, i dtl. 1921, i biri i Stefanit, lindur ne Kajro(Egjipt) dhe banues ne Tirane, 13. Zyhdi Herri, i dtl. 1920, i biri i Xhemalit, lindur dhe banues ne Tirane, 14. Niko Lezo, i dtl. 1891, i biri i Vangjelit, lindur ne Delvine dhe banues ne Tirane, 15. Myftar Jegeni, lindur ne Diber Te madhe dhe banues ne Tirane, 16. Manush Peshkëpia, i biri i Tasimit, lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane, 17. Andon Delhysa, i dtl. 1904, i biri i Stefanit, lindur ne Prizren(Kosove) dhe banues ne Tirane, 18. Reis Selfo , i dtl. 1896, i biri i Xhevdetit, lindur ne Gjirokaster dhe banues ne Tirane, 19. Gjon Temali, i dtl. 1904, i biri i Markut, lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane, 20. Pjerin Guraziu, i dtl. 1903, i biri i Filipit, lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane, 21. Mehmet Shkupi, i dtl. 1893, i biri i Aliut, lindur ne Shkup dhe banues ne Tirane, 22. Sabihan Kasimati, i dtl. 1916, e bija e Abdurramanit, lindur ne Turqi dhe banuese ne Tirane.  Kjo e fundit, znj. Sabiha Kasimati eshte e njohur gjeresisht pas vitit 1990, nepermjet shtypit, si e vetmja grua e pushkatuar per antikomunizmin dhe qendresen e saj. Kjo ngarje lidhet me nje fakt te njohur boterisht si “ngjarja e bombes se ambasades sovjetike”.
Ne kete kohe, pushteti komunist, arrestoi dhe burgosi mbi 100 qytetare te Tiranes, te njohur si shtresa e larte e shoqerise, nacionaliste, te cilet nuk ishin pjese dhe nuk bashkepunonin me regjimin komunist. Ne te vertete, hartimi planit per arrestimin dhe pushkatimin e tyre pa ligj, dmth pa nje akuze per ndonje veper penale konkrete te konsumuar, nis me mbledhjen e dates 20.02.1951 te byrose politike te p.p.sh, ku te gjithe eksponentet e larte komuniste vendosin pushkatimin e tyre, me te vetmin qellim “spastrimin e Tiranes nga elementet nacionaliste antiparti dhe nga klasat e permbysura”, sic citon ne kete kete mbledhje Mehmet Shehu, ne ate kohe anetar i byrose politike dhe Minister i Brendshem. (shih shkresen nr.5003/3, date 8.6.2017 te drejtorise se arkives). Hartimi i listave te grupit qe do te pushkatohej eshte bere nga kreret e e larte te PKSH,(PPSH) , Byroja Politike dhe Sigurimit te shtetit ne bashkepunim me kreret e Ministrise se brendshme.
Pushkatimi i tyre eshte nje krim i kryer sipas nje plani te paramenduar qe synon eleminimin e nje grupimi shoqeror per shkak te bindjeve nacionaliste, veper penale kjo, sipas kodit penal e parashikuar si “GENOCID”, neni 73 i K. Panal, i cili thote: Neni 73 GENOCIDI (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 79) …Zbatimi i një plani të paramenduar që synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar i drejtuar kundër anëtarëve të grupit dhe i shoqëruar me veprat që vijojnë, si: vrasje me dashje të anëtarëve të grupit, dëmtime të rënda fizike dhe psikike, vendosja në kushte jetese të rënda që shkaktojnë shkatërrimin fizik, zbatimi i masave që synojnë pengimin e lindjeve, si dhe transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm…. Vec pushkatimit te personave te lartepermendur, sipas planit te paramenduar te cituar me siper, jane burgosur dhe internuar edhe mjaft individe dhe famijle qytetare te tjere te njohur si nacionaliste dhe shtresa te pasura te qytetit te Tiranes.
Ky plan kriminal per eliminimin nepermjet vrasjeve me pushkatimin, zhdukjes apo inernimit e debimit te kesaj shtrese te shoqerise vihet ne zbatim nga strukturat e sigurimit te shtetit, strukturave te ministrise se brendshme, prokurorise, gjykates dhe grupit te ekzekutoreve(pushkatareve). Sipas provave bashkelidhur kallezimit. Zbatimi i ketij plani criminal eshte veper penale e ‘KRIMEVE KUNDER NJEREZIMIT” parashikuar sipas nenit 74 te K.Penal, i cili thote: Neni 74 Krime kundër njerëzimit (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 8; ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 13) Vrasjet, zhdukja me forcë, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzore, të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, ose në mënyrë sistematike, kundër një grupi të popullsisë civile, për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Ne kekojme regjistrimin e procedimit e procedimit penal dhe fillimin e hetimit per kete ngjarje nga me te rendat. Hetimi i kesaj ceshtje nga ana e institucionit qe Ju drejtoni do te zbulonte dhe do te hidhte drite mbi nje nga masakrat me te medha te kryera ndaj shoqerise dhe posacerisht ndaj shtreses intelektuale dhe te pasur te saj ne kohe paqe. Provat qe shoqerojne kallezimin, por edhe te tjera qe do te dalin gjate hetimit krijojne bindjen per ekzistencen e elementeve te figurave te veprave penale te lartpermendura. Familjaret e te pushkatuarve ne kete masaker, por edhe gjithe shoqeria shqiptare presin zbardhjen dhe venien para pergjegjesise ligjore te te gjithe atyre qe jane gjalle dhe kane marre pjese ne kete krim. Gjithashtu, edhe nese disa prej tyre kane vdekur, sepaku, zbardhja e saj, duke percaktuar rolin e sejcilit prej tyre ne kete krim, eshte ligjor dhe i mundshem, pavaresisht denimit perfundimtar te te vdekurve(si prove mund ti referoheni librit te z. Uran Butka “Bombe ne ambasaden sovjetike). Eshte e rendesishme te theksojme ketu, se, me kerkese te Kryetarit te Gjykates se Larte per mbrojtje te ligjshmerise, me vendimin nr. 64, date 10.08.1991, te Plenumit te Gjykates se Larte, per mugese te provave dhe te fakteve, si edhe per mungese te ligjit te kohes, eshte vendosur prishja e vendimit qe coi ne pushkatimin e ketyre nacionalisteve dhe intelektualeve shqiptare dhe deklarimin e tyre te pafajshem (pas vdekjes ). Per sa me siper, Shoqata Antikomuniste e te Perndjekurve Politike te Shqiperise, paraqet para Jush kete kallezim penal per hetimin e kesaj masakre dhe zbulimin e autoreve. (bashkelidhur provat).
Shoqata Antikomuniste e te Perndjekurve Politike te Shqiperise
Nen/Kryetari Filip Gyraziu
Nen/Kryetari Av. Artan MURRIZI
Kryetari  Nebil CIKA

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here