Vijon aksioni i IKM në terren, ndërsa sot ka në plan të prishë 60 ndërtesa përgjatë bregdetit të Vlorës. Aksioni në fjalë po vijon me shembjen e ndërtesave pa leje në Orikum.
Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Enrik Mehmeti pohoi se operacioni për shembjen e ndërtesave po vijon si normalisht.
Po ashtu ai theksoi se ka prani të madhe të forcave policore, për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm situate.