Mbyllet takimi: Nuk ka marrëveshje mes Albin Kurtit dhe sindikatave

0
91

Prishtinë – Këshilli grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës kryesuar nga Rrahman Jasharaj, ka folur për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti rreth mundësisë së arritjes së marrëveshjes për ndërprerjen e grevës në Arsim dhe në administratën publike.

Jasharaj tha se s’ka asnjë ndryshim nga pozicionet e grevistëve dhe qeverisë.

“Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur mes këshillit grevist dhe kryeministrit Kurti e ministrave Murati e Nagavci. Takimi ishte i gjatë, ne si Këshill Grevist ia rikujtuam kërkesat tona legjitime që i di opinioni, ata na treguan për angazhimet që kanë bërë. Takimi ishte përmbajtësor por asgjë nuk kemi ndryshime. Qeveria qëndron në paketën që prezantoi”, tha ai.

Kërkesa kryesore e sindikatave drejtuar Qeverisë së Kosovës, është dhënia e 100 eurove për punonjësit, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here