Greva në Kosovë, Jasharaj: Ishim për kompromis, por Qeveria nuk lëviz nga propozimi i saj

0
102

Prishtinë – Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria e Kosovëës nuk po lëviz nga propozimi i saj prej 50 eurosh.

“Ne donim të bënim një kompromis për hir të situatës, por qeveria nuk lëvizte”, ka thënë Jasharaj.

Ai po ashtu ka thënë se e mira është se dialogu ka nisur. “Dialogu mes grevistëve dhe Qeverisë ka nisur dhe kjo ka rëndësi”.

Marrëveshja nuk është arritur, kështu greva pritet të vazhdojë. “Do të flasim me anëtarët e sindikatës, meqë qeveria s’po lëviz asgjë nuk do të ndryshojë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here