“Propagandës i doli kallaji”. Spahiu, ministrit të Bujqësisë: Të ftoj të takosh Afrimin, në Dibër!

0
79

Ish deputeti i LSI-së Përparim Spahiu në rrjetin social facebook i bën thirrje ministrit të Bujqësisë të hapë sytë e të shikojë s eku ka përfunduar blegtoria.

Statusi:

Ministrin e Bujqësisë e ftoj të takojë Afrimin, në Dibër.

Ja shpjegon ai shumë mirë situatën ku ka përfunduar blegtoria, e si rrjedhojë dhe prodhimi i qumështit.
Të ngjitet dhe në Radomirë, ja shpjegojnë dhe blegtorët atje se si zgjidhen hallet e qumështit.

Sot, ke shkatëruar drejtorinë e bujqësisë në Dibër. Ke shkatëruar laboratorin e bërjes së analizave të qumështit në Peshkopi dhe çdo fermer duhet të shkojë tre herë në muaj në Shkodër të çertifikojë cilësinë e qumështit.

Tani mendoje vete, që edhe sikur ta besojmë që do ta subvencionini 100 lekë (e di mirë që jeni shumë keq me financat) nuk ja zgjidhni dot hallet blegtorëve.

Propagandës i doli kallaji dhe nuk ju beson më njeri.

Sot, të fala nga të gjithë blegtorët e Dibrësta, ata të Lushnjes po ti çojnë të falat përditë.

Fotografia e Perparim Spahiu

Fotografia e Perparim Spahiu

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here