Dekonspirimi i aksioneve/ Çuçi: Do hetojmë, do pyetet edhe Gledis Nano

0
91

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka komentuar gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë edhe deklaratën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, se 14 kriminelë i kanë shpëtuar policisë për shkak të dekonspirimit të operacioneve.

Çuçi tha se në lidhje me këtë deklaratë do të kryhen hetime ku do të përfshihet edhe Gledis Nano.

“Padyshim është shqetësuese dhe pjesë e punës të përditshme që ka Policia e Shtetit. Për deklaratën e ish-drejtorit, kur s’e di drejtori i përgjithshëm i policisë kur ishte në detyrë, vështirë se do ta dijë ministri. Ne do ta hetojmë, do të thellojmë hetimin. Do përfshihet dhe ish-drejtori i policisë që ka bërë këtë deklaratë, për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës. Për të gëlltitur këdo që dekonspiron brenda policisë”, tha Çuçi.

Dy ditë më parë, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, tha për një media franceze se operacionet e policisë në Shqipëri dekonspirohen. Ai tha se 14 kriminelë u arratisën si pasojë e informacionit të marrë përpara se të arrestoheshin nga uniformat blu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here