Të rinjtë ironizojnë kryeministrin Rama, “mbjellin” kanabis para kryeministrisë

0
210

 

Një grup të rinjsh kanë ironizuar kryeministrin Rama duke “mbjellë” lëndë narkotike në disa vazo. Kjo është bërë para institucionit më të lartë shtetëror, para kryeministrisë. Ironia e të rinjve sjell në fokus edhe problemin me hashashin në vend, i cili është kthyer tashmë në fenomen.

Në krye të protestës, Valbona Mhilli pohoi se kishin shkuar të mbillnin hashash para Kryeministrisë, pasi ishte i vetmi vend jo i zaptuar. “Jemi një grup te rinjsh te shkolluar por te papune. Asnjë mundësi nuk ofron dhe asnjë kujdes nuk tregon qeveria dhe kryeministri për ne. Droga është alternativa e qeverise por edhe toka ku mbillet droge është zaptuar nga kriminelet e lidhur me kryeministrin, Erdhëm sot për të mbjelle kanabis tek dera e kryeministrit se është e vetmja toke e pazaptuar. Këtu edhe e kemi te sigurt qe do rritet me kujdes se e ruan vete Rama”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here