FOTO+VIDEO/ “Shkrumb e hi”, ja çfarë ka mbetur nga shpërthimi i tmerrshëm në Velipojë

0
194
foto ilustruese

Është dashur një orë që zjarrfikëset të lokalizojnë flakët e rëna mëngjesin e sotëm në restorantin e resortit “Fishta” në Velipojë, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

 

 

Pamjet e siguruara nga BalkanWeb tregojnë ambientet tërësisht të shkrumbuara të katit të parë të resortit.

Zyrtarisht, policia konfirmon se janë plagosur tre persona, më rëndë pronari i resortit Besnik Zejnuni 55-vjeç. Ai bashkë me dy të plagosurit e tjerë, Saida Spahija 19-vjece (jashtë rrezikut për jetën)
Hektor Zenunaj 33 vjeç do kurohen në QSUT.
SHKRUMBOHET-RESTORANTI-VELIPOJE-1
NGJARJA
Resorti turistik “Fishta” në Velipojë u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00. Turistët ishin në gjumë në momentin kur raportohet të ketë ndodhur një shpërthim i madh zjarri. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të resortit turistik, dhe si shkak kryesor mendohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here