Ilir Meta mesazh Ramës, ‘selam’ dhe Bashës: Koha e opozitës së blerë ka përfunduar!

0
123

Ish-Presidenti Ilir Meta ka qënë i ftuari i parë që ka çelur sot sezonin e ri të emisionit “Kafe Shqeto”, pasi ai është bërë kryefjala e kësaj vjeshte politike e aksionit opozitar të vendit.

Në emër të Partisë së Lirisë që ai drejton tashmë , Meta sot në këtë emision, i pyetur nga moderatori Flavio Qarri, garantoi për rezistencë ballore dhe protesta pikërisht në vendet ku kanë ndodhur aferat korruptive.

Po ashtu, Meta siguroi se do të jetë në politikë edhe për 25 vitet e ardhshme.

Flavio: Zoti Meta, a jeni gati për këtë shtator, po i ndiqni planet tuaja?

Ilir Meta: Që në 25 korrik nuk kam pasur asnjë ditë pushim. Jam shumë i qartë në zhbllokimin e kësaj situate të jetës institucionale, politike, ekonomike në vend.

Flavio: Por shumë qytetarë kanë pritur që Rama të kishte një reagim të zakonshëm ndaj “ofensivës” suaj, jo me propagandë. Pse ky reagim?

Ilir Meta: Është një dëshpërim i thellë i tij se prej gati një viti ka humbur kontrollin e plotë të opozitës, dhe sikurse nuk i ka funksionuar “non grata”, nuk i ka ecur as ky karagjozllëku u fundit, kur mendon të shpëtojë me këto metoda të ulëta duke angazhuar këto institucionet.

Sa i takon kësaj “shakasë” (me Sigurimin e Shtetit)është e qartë dhe kristal nga vetë person ii ndjekur nga Sigurimi i Shtetit, që vetë ka sqaruar për dosjen e tij dhe e ka bërë të qartë se cili është IM. Gjithçka është një mashtrim, tymnajë dhe kjo është arsyeja pse unë kam ndjekur rrugën e prokurorisë për të ndjekur individualisht të 6 anëtarët e Autoritetit të Dosjeve dhe ky është një proces që do të keni rast ta ndiqni ndaj këtij regjimi të pashpresë.

Flavio: Z. Meta, ju keni thënë se Rama gënjente edhe për orën, por duket sikur ka një formësim të frontit Rama-Basha?

Po Rama e ka bërë korruptimin e Bashës dhe opozita nuk ka dashur ta pranojë këtë. E padyshimtë që axhenda e Bashës dhe e Ramës është e përbashkët sikurse ajo e Ramës është e Beogradit. Por padyshim që do të ketë një ballafaqim të plotë, frontal. Regjimin po e lënë nervat.

Flavio: Ka pasur fjalë z. Meta, se shtatori është afati i fundit i Ramës. Madje është folur për nëj qeveri tranzicioni? Cili mendoni se do të jetë fundi i Ramës, me ç’forma?

Ilir Meta: Mendoj se format do të jenë të gjithanshme, rezistencë ballore dhe PL shumë shpejt do të fillojë protetesta e saj për aferat korruptive atje ku kanë ndodhur dhe shumë shpejt do t’i ftojë dhe qytetarët.

Vazhdon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here