Vrau balerinën në lokalin e natës, kush është Artur Kuliçi në kërkim prej 6 vitesh…??

0
148

Pas 31 seancave, Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me burgim të përjetshëm në mungesë Artur Kuliçin, të akuzuar për vrasjen e balerinës Sonila Tafa në një lokal nate në periferi të Tiranës.

Kuliçi figuron aktualisht në listën e personave të kërkuar nga Interpol. Ngjarja e rëndë, ku mbeti e vrarë Sonila Tafa ndodhi mbrëmjen e 5 prillit 2013, ndërsa viktima nuk kishte lidhje me konfliktin që u krijua në lokalin e natës.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri Artur Kuliçi dyshohet të ketë shtyrë dhe fyer një nga vajzat që ishin në tavolinën ngjitur më të tijën, për shkak se ajo e kishte prekur pa dashje me bërryl. Kjo sjellje ka shkaktuar reagimin e dy djemve me të cilët ndodhej balerina Sonila Tafa në tavolinë. Ata janë sharë dhe goditur me Kuliçin dhe më pas kanë ndërhyrë truprojat e lokalit për qetësimin e situatës.

Edhe pse janë ndarë momentalisht nga punonjësit e sigurisë, palët janë përplasur edhe një herë në parkingun e diskotekës. Disa minuta më vonë, duke pretenduar se Kuliçi ishte larguar, truprojat kanë përcjellë palën tjetër deri tek automjeti i tyre. Por Kuliçi ka qëlluar disa herë nga automjeti i tij në drejtim të lokalit, ku hynin e dilnin njerëz vazhdimisht. Nga plumbat, ka mbetur e vrarë balerina Sonila Tafa, si dhe është plagosur në këmbë një femër tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here