Turistja tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga katedralja e Venecias, agjenti hero e shpëton në momentin e fundit

0
179

Një shpëtim në ekstremet e kohës është kryer nga një polic në Venecia. Agjenti Alberto Crispo ndodhej në kantierin e ndërtimit të Chiesa degli Scalzi në Venecia, kur shpëtoi një turiste 20-vjeçare, me origjinë nga Holanda, e cila është ngjitur në strukturë dhe ka kërcënuar se do të hidhej nga një lartësi prej 50 metrash.

Nuk e mendova frikën, thjesht po mundohesha të arrija vajzën që gjendej mbi skela. Doja të flisja me të, por nuk kishte kohë. Sapo mbërrita, ajo e lëshoi veten të binte. E kapa nga krahu, e mbajta dhe më pas e tërhoqa lart”, tregoi ai për mediat.

Akti i policit u shoqërua nga duartrokitje prej të pranishmëve në vendngjarje që përjetuan ato momente ankthi duke parë se çfarë po ndodhte nga sheshi i stacionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here