Durrësi në flakë, Berisha: Qeveria e Ramës me pushime, qytetarëve u rrezikohet jeta

0
183

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë duke publikuar një video nga Durrësi ku dallohen flakët e zjarrit që ka përfshirë një sipërfaqe toke pranë banesave.

‘Qeveria Rama është ne vakanca ndërkohë që jeta e banorëve rrezikohet çdo ditë nga pasiguritë në të cilat i ka ekspozuar me qëllim kjo qeveri krimi’, shkruan Berisha në Facebook.

https://fb.watch/fjetvtGxhn/

 

Postimi i plotë:

Durrësi nën flakë, qeveria në vakanca të zgjatura.

 

Miq,

 

Këto pamje vijnë nga Durrësi, ku flakët e zjarrit po përfshijnë edhe banesat pranë zonës.

 

Prej muajsh, Shqipëria është kërcënuar në mënyrë konstante nga vatrat e zjarrit, por ajo që është më shqetësuese lidhet me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë për ta pasur situatën nën kontroll. Zjarrfikëset vijnë me vonesë ose nuk shfaqen fare, kanë mungesa të theksuara në logjistikë dhe janë të keqtrajtuar ekonomikisht.

 

Qeveria Rama është ne vakanca ndërkohë që jeta e banorëve rrezikohet çdo ditë nga pasiguritë në të cilat i ka ekspozuar me qëllim kjo qeveri krimi.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here