Të shtëna me armë në Vlorë, qëllohet drejt makinës ku po udhëtonin dy policët

0
164

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Vlorë. Nga një automjet tip “Volkswagen”, është qëlluar drejt një mjeti tip ‘Audi’ në të cilin ndodheshin dy efektivë policie.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet. Sipas raportimeve, efektivët e policisë kanë qenë jashtë turnit të shërbimit dhe po udhëtonin me automjet privat.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volksëagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here