Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen Partizani të qytetit të Vlorës.
Një automjet tip ‘Audi’ ku udhëtonin dy efektivë policie u qëllua me 5 plumba nga një automjet tip Volksëagen.
Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk ka kapur efektivët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, ku 2 efektivët, njëri i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë me inicialet Anxhelo Breshani dhe tjetri Nako Mehmetaj, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë janë qëlluar nga një automjet në lëvizje.